MENU
klinika

"Ja kush vendosi për ‘Gërdecin'"

Dëshmia e ish-zyrtarit të ministrisë së Mbrojtjes në SPAK

24.01.2024 - 14:03

Shkëlzen Madani ish-drejtor i shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj ish- ministrit Fatmir Mediu.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dëshminë e tij, Madani tha se Gërdeci u përcaktua nga palët dhe se transporti është përballuar nga privati.

“Shkresa me siglimin për Shkëlzen Berishën u kalua në drejtorinë juridike”, tha ai.

Mësohet se seanca e radhës mbi këtë çështje është vendosur më datë 7 shkurt.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN