MENU
klinika

"Babai im është rrahur për 5 orë, i kanë thyer brinjët..."

Dhuna ndaj politikanit serb, vajza e tij zbardh detaje tronditëse

08.01.2024 - 11:02

Klara Sanduloviç, vajza e Nikola Sanduloviç, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

Në një intervistë televizive, ajo nënvizoi se të atin e kanë rrahur për 5 orë me radhë.

Sipas informacioneve që kanë, ajo theksoi se anën e djathtë i ati e ka komplet të paralizuar ndërsa njërën brinjë e ka të thyer.

Mes tjerash ajo nënvizoi se Sanduloviç nuk i kanë bërë testin psikologjik.

“Babai im ka marr ë disa kërcënime dhe nga Alesandër Vuçiç, kështu që janë dhënë disa fakte. Ne shkuam për një dëgjesë dhe nuk kishim mundësi ta transportonim. Doktorët na thanë se nuk ishte në gjendje që ta transportonim. Prokuroi insistoi se duhet të rri 30 ditë në burg. Nuk besoj se është krim të vendosësh lule mbi varrin e një 7 vjeçare.

Mendoj se qeveria serbe është ajo që është duke shpërndarë lajme për urrejtje, kurse babai po bën të kundërtën, përpiqet të shpërndaj paqe dhe kjo është një nga arsyet që po mbahet në burg. Për të lëvizur babai i duhet një karrige me rrota. Ajo që dimë është se ai është rrahur për 5 orë, dhe dimë që në anën e djathtë të tij është komplet i paralizuar. Pas rrahjes ka kaluar në një spital tjetër. I ka bërë të gjitha testet por jo testin psikologjik. Është dalë në përfundim se brinja e tij është thyer”-tha ai.