MENU
klinika

Ata ishin veshur me uniformë ushtarake që përdoret për…

Dhunuan barbarisht shqiptarët, emrat e 3 prej autorëve

08.01.2024 - 13:31

Janë zbardhur emrat e 3 prej, 5 te arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj 3 shqiptarëve në Heceg Novi të Malit të Zi, ngjare e ndodhur më 6 janar 2024

Sipas Policisë malazeze tre nga të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic.

Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja. Ata kanë qenë me veshje ushtarake që përdoret për gjueti.

Si ndodhi ngjarja dhe kush janë tre të dhunuarit:

Ngjarja ka ndodhur më 6 janar rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. shtetasit shqiptarë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia: Makina e të plagosurve nuk ishte me targa të RSH

Identifikohen dhunuesit e tre shqiptarëve në Mal të Zi