Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deponuar në Kuvend dorëheqjen e tij.
Para dorëzimit të mandatit të tij, Kovacevski tha:
“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030″.
Më vonë gjatë ditës pritet edhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.
Sipas deklaratës së më hershme të Kovacevskit, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje sot, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike para seancës parlamentare të premten.