MENU
klinika

TikTok-u burim krimesh

Disa nga ngjarjet e rënda që erdhën si pasojë e sherreve virtuale

06.01.2024 - 12:51

Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, rreth 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale.
Nisur nga ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë, ku një 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve vrau veten pas postimeve denigruese në TikTok, ky nuk është rasti i vetëm kur TikToku bëhet shkak i sulmeve virtuale, ku si pasojë janë shënuar krime të rënda, nga kërcënimet, sherret fizike deri te vrasjet.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Vadardhë të Sukthit. Ajo është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël, për shkak të TikTokut. Dyshohet se ndonjë apo disa punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social TikTok.

Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, rreth 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale.

Policia e Shtetit ka konfirmuar për Top Channel rreth një muaj më parë, se pa llogaritur bullizmin, kërcënimet online gjithsej u regjistruan 33 krime të rënda, në të cilat “të fortët e TikTok” mbajnë vendin e parë.

Më tej, janë krimet që shënohen nga përdorimi i “Instagramit”, që nisin e përleshen online pas pëlqimeve virtuale të fotografive, në shumë raste të mbyllura me rrahje barbare dhe vrasje si ajo e Vilson Tafçiut.

Por se si nga “TikTok” gjenerohet dhunë, e tregon dosja penale e denoncuar nga Aqif Abazi, që jeton në Venezia dhe që u kthye në Shqipëri për pushime. Duke udhëtuar në Elbasan, pasi iu vështirësua qarkullimi nga një mjet me xhama të errët, ai e filmoi makinën dhe përpara se të flinte, postoi targat në “TikTok”. Kërkesa e tij ishte “më gjeni pronarin e automjetit”. Gjatë natës, komentet ishin kërcënuese dhe udhëruese për ta fshirë postimin, ndërkohë që pala tjetër me shpejtësi kishte kryer hetimet, siguruar fotografinë e tij on line dhe duke e postuar, dha ofertën “Kush e gjen këtë bosin, ku e ka lagjen, do t’i jap 200 euro”.

Kur emigranti u zgjua, iu dërgua një fotografi duke i treguar vendin ku e prisnin në Belsh, një lokal në të cilin Abazi jo vetëm u dhunua barbarisht, por iu vendos gjobë pesë mijë euro.

Ky rast u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila doli kundër një vendimit të Gjykatës së Apelit që zbuti masën e sigurisë me vlerësimin “ngjarja ndodhi më motive banale, sikurse është një postim në TikTok”.

Gjykata e Lartë thekson se ngjarja është e rëndë dhe se rrethanat si ndodhi përbëjnë dënueshmëri. Gjykata e Lartë i ktheu autorët në burg. Gjykata e Lartë kujton dëshminë e qytetarit që tregon se si teksa e dhunonin dhe i deklarohej “unë jam pronari i makinës”, e filmonin me telefon. Një dëshmitar që ndiqte skenën pa ndërhyrë sugjeroi “futini plumbin”.

Pasi u masakrua, atij iu komunikua afati se kur duhet ta shlyente gjobën prej 5 mijë euro, prej të cilave ai shleu vetëm 2 mijë. Për të tjerat, i riu u gjend nën kërcënime online, të kryera përmes “Instagram”.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit