MENU
klinika

Në kërkim i vëllai

Do të kryenin atentate me eksploziv, arrestohet 20-vjeçari!

19.01.2024 - 11:05

Vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj të cilët u kapen me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4 nuk kanë precedentë të mëparshem kriminal por policia ka dyshime se ata janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër për interes të të cilëvë kryenin këtë veprimtari kriminale.

Vëllezërit i montonin vetë minat dhe bashkonin eksplozivët me celularët

Në Tiranë ata zotëronin 3 banesa, dy në Don Bosko dhe një në Liqenin e Thatë.
Në te tre banesat kishin materiale për kijimin e minave.

Policia tha se në kuadër të operacionit ‘Brothers’ ka sekuestruar 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).