MENU
klinika

"Çdo gjë mbeti në mes"

Drini Zeqo rrëqeth me historinë e trishtë të humbjes së babait

15.01.2024 - 13:21

Gazetari i njohur Drini Zeqo është banori i parë që iu bashkua shtëpisë së ‘BBV3’.Gjatë këtyre 2 ditëve të para të qëndrimit në shtëpi duket se Drini nuk ka pasur asnjë debat me banorët e shtëpisë.

Por nga ana tjetër, rrëfimet e ndjera nga ana e banorëve nuk kanë munguar. Ishte pikërisht Drini që vendosi të rrëfejë më tepër detaje rreth humbjes së babait të tij.

“Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte… u ndamë kështu si të pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndejti vetëm 3 ditë në gjendje kome edhe nuk folëm dot më fare me atë. Ishte pak ndarje e papritur dhe e sforcuar e kupton dhe mbeti çdo gjë në mes e kupton…”, tha ai.