12.01.2024 - 12:08
Një qytetar ka ndërruar jetë në Gjykatën Penale të Tiranës paraditen e sotme (12 Janar).
Mësohet se viktima po qëndronte i ulur në stol, kur i ka rënë infarkt.
Ai raportohet se kishte shkuar në Gjykatë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore.
Kur ambulanca ka shkuar në institucionin e drejtësisë, mësohet se qytetari kishte ndërruar jetë.