MENU
klinika

Jehona e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare

Eksperti: Risi në 2024, tërheqja e turistëve nga vendet e pasura

10.01.2024 - 17:28

Eksperti i Ekonomisë, Ferjolt Ozuni u shpreh se sfidë për vitin 2024 është që Shqipëria të kthehet në një destinacion turistik të qëndrueshëm. Në një intervistë në “Money Report” në ABC, Ozuni theksoi se ‘bumi’ i turistëve gjatë vitit 2023 duhet të mirë-menazhohet në 2024.

“2024 do të ketë të njëjtën jehonë si 2023. Mendoj që teknikisht presupozojmë që shumë gjëra i kemi bërë mirë dhe presim një rritje të turistëve 5-7 % të turistëve. Dhe gjithashtu presim që shpenzimet e turistëve në Shqipëri të jenë më të larta”, tha ai.

Gjithashtu Ozuni nënvizoi se me shumë rëndësi për vendin janë turistët nga vendet e pasura, duke theksuar se nga 2023 e tyre, Shqipëria duhet që të konsideron një vend me turizëm elitar.

“Duhet të kemi një rritje të shpenzimeve të turistëve që do të vijnë në Shqipëri. Dhe shpresojmë të mos kemi më ato turistë që në Shqipëri vijnë për turizmin loë cost. Për turizmin elitar kemi ende shumë punë për të bërë. Ne duhet të synojmë të largohemi nga tregjet me turistë nga rajoni dhe të përthithim turistë të huaja me të ardhura mbi mesatare. Këtë vit presim një numër më të lartë turistësh. Këto tregje do të krijojnë avantazhin financat për ekonominë. Nëse duam elitarin të mos synojmë më numrat, por këtë target të turistëve nga vendet e pasura”, tha ndër të tjera Ozuni.

Aeroporti i Vlorës dhe Porti i Durrësit

Eksperti Ozuni: Aeroporti i Vlorës do të lehtësojë qarkullimin rrugor dhe ajror. Turisti elitar dhe që ka mundësi për të shpenzuar, duhet ta bësh që të shpenzojë brenda territorit. Po ashtu projekti i Portit të Durrësit besoj se do të jetë qershia mbi tortë, pasi do të jetë një destinacion i rëndësishëm. Besoj në 2024 do të zëvendësohet nga turistë me më shumë të ardhura.