Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, ka komentuar sondazhet të cilat tregojnë vlerësimin e qytetarëve shqiptar për situatën në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se më tepër përshtypje i bëri sondazhi për ekonominë, pasi sipas tij, viti 2023 ka qenë viti më gri.
Ai tha se në këtë vit inflacioni ka vazhduar me ritme të mëdha ndërsa shumë biznese po shkojnë drejt falimentimit. Ai tha gjithashtu se falimentimi i këtyre kompanive është “lokomotiva” që do marrë me vete edhe biznese të tjera gjatë vitit 2024.
“Situata ekonomike në 2023, është situata më gri e mundshme. Është konkluzioni i inflacionit të lartë, që vazhdoi me ritme të mëdha. Prishja e zinxhirëve të bizneseve, si prodhimi dhe eksportuesit, që tashmë janë në prag falimenti.
Ata janë lokomotiva, se nga mbrapa kanë biznese që ndërthuren dhe nga ana tjetër një pjesë e caktuar e familjeve sidomos sektori bujqësor, që po ta shikojmë nga aspekti ekonomik, nuk ka kontribut në ekonomi”, tha Gjokutaj.