MENU
klinika

"E afron me BE-në"

‘El Periodico Espana’ shkruan për heqjen e vizave për Kosovën

03.01.2024 - 15:32

E përditshmja spanjolle “El Periodico Espana” e cilëson liberalizimin e vizave për Kosovën një ngjarje të madhe e që e afron këtë vend më shumë me BE-në.

Kjo media shkruan se masa e re u mundëson kosovarëve që të hyjnë dhe qëndrojnë për maksimumi 90 ditë në vendet e bllokut.

“Kjo i jep fund anomalisë kosovare, e cila vitin e kaluar paraqiti kandidaturën për anëtarësim në BE, por që është po ashtu u vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka gëzuar lirinë e lëvizjes në Schengen në raport me vendet e rajonit”, shkruan “El Periodico Espana”.

Në anën tjetër, ajo që nuk merr fund është polemika me Spanjën që e kundërshton njohjen e Kosovës, por jo masën e heqjes së vizave.

Media spanjolle thekson në fund se vendimi vjen pak kohë pasi Serbia në mënyrë të papritur vendosi që të lejojë veturat me targa të Kosovës të hyjnë në vend, duke i dhënë fund një krize që ishte intensifikuar gjatë dy viteve të fundit teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me një valë të re protestash qytetare kundër tij.