MENU
klinika

Ja çfarë thotë moderatorja e njohur

Enxhi Nasufi prezantuese e Fan Club BBV?

04.01.2024 - 12:29

Më 13 janar nis transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”. Prej disa kohësh po përflitet për banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi është folur shumë edhe në lidhje me personin që do të moderojë këtë edicion të reality show-t. Këtë detaj e ka zbuluar producentja e mirënjohur, Sara Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Sara Hoxha konfirmoi se Ledion Liço do të jetë moderatori i BBV3, duke u rikthyer më në fund në ekranin e çdo shqiptari.

“Po, Ledioni do të moderojë BBV3. Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkesë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni. Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si historia e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj. Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në Top Channel, ku ka punuar për 20 vite. Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe surpriza. Me super personazhe, kështu që na ndiqni”, tha producentja e mirënjohur.

Ndërkohë një ditë më parë u tha se “Fan Club BB VIP” do t’a moderojë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi. Kjo e fundit është pyetur sot nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi.

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.

Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte t’a moderonte, ajo tha: “Sigurisht që po”

“Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”, shtoi Enxhi duke qeshur.