21.01.2024 - 09:30
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ai “nuk do të bëjë kompromis” për kontrollin e sigurisë izraelite mbi zonën në perëndim të Joradanisë.
Në një postim në X ai tha: “Unë nuk do të bëj kompromis për kontrollin e plotë të sigurisë izraelite mbi të gjithë zonën në perëndim të Jordanisë dhe kjo është në kundërshtim me një shtet palestinez.”
Kjo vjen pasi qëndrimi i tij kundër zgjidhjes me dy shtete është kritikuar nga udhëheqës të huaj.