Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, pas mbylljes së seancës së parë të sesionit të ri, ku nuk mungoi kaosi dhe zhurma nga deputetët e Bardhit dhe Berishës.
Në fjalën e tij, Basha tha se seanca sot tregoi vazhdimin e një teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës për të pamundësuar zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënies e llogarisë që është misioni kryesor i parlamentit.
“Dita e sotme tregoi vazhdimin e teatrit me regji dhe skenat të Edi Ramës, për t’i pamundësua zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjeësisë dhe dhënien e llogarisë që është funksioni kryesor i Parlamentit.
Sat kam një thirrje për presidentin e Republikës, që të kthejë mbrapsht ndryshimët e njëanshme për Komisionet Hetimore, të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores.
Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore” tha ndër të tjera Basha,.