MENU
klinika

"Shkak tërmeti, vuante nga…"

Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit

14.01.2024 - 12:24

Daniel Rika, 20-vjeç humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët për shkak të panikut nga tërmeti i mesnatës në Lushnje. Të afërm të viktimës kanë deklaruar për mikrofonin e Top Channel se i riu humbi jetën pasi ka rënë në shtëpi.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”,-tha një i afërmi i viktimës.

Nga ana tjetër, një tjetër i afërm theksoi se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.

Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?

I afërmi: Më duket se po.

Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?

I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.

Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?

I afërmi: Nuk di gjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U rrëzua nga shkallët e banesës teksa tentonte të dilte jashtë (EMRI)

Tërmeti në Lushnje, humb jetën një 20-vjeçar


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier