MENU
klinika

Protestë për çmimin e qumështit

Fermerët bllokojnë rrugën në Levan

23.01.2024 - 11:40

Fermerët kanë bllokuar këtë mëngjes rrugën në Levan të Fierit, në një protestë kundër uljes së çmimit të qumështit.

Blegtorët që mbajnë dele dhe dhie për qumësht po organizojnë protesta në të gjithë vendin, pas uljes së çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë për litër në vitin 2023 në 120 lekë sot.

Sipas tyre, kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

Protestat janë caktuar të mbahen në vende të ndryshme. E para u zhvillua një ditë më parë në Urën e Kardhiqit.

Blegtorët kërkojnë një rishikim të çmimeve të qumështit dhe shpërbërjen e asaj që ata e cilësojnë si një monopol të fabrikave përpunuese. Nëse nuk ka një zgjidhje blegtorët paralajmërojnë intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do shesim dhentë dhe do ikim jashtë shtetit”

Blegtorët në protestë, bllokojnë qarkullimin në Kardhiq- Delvinë