MENU
klinika

Gjurmët e një muri prehistorik

Fortifikimi i Marshejt, pasuri arkeologjike e Shkodrës

30.01.2024 - 14:02

Një pasuri arkeologjike e zonës së Shkodrës është dhe Fortifikimi i Marshejt.

Fortifikimi prehistorik gjendet në fshatin me të njëjtin emër e ngrihet në një kodër shkëmbore, ku rrëzë së cilës gjarpëron dhe kanioni i Përroit të Thatë, i cili me shtratin e tij të thellë dhe brinjët vertikale, përbën një mbrojtje natyrore për vendbanimin.

Në majën e kodrës ruhen gjurmët e një muri prehistorik, që e rrethonte atë nga të gjitha anët, duke krijuar një planimetri eliptike. Pikërisht këtu ruhet ende një segment muri prej rreth 150 metrash, me trashësi prej 2,70 metrash dhe në një lartësi prej rreth 1 metri. Përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar, të vendosur pa rregull. Brendësia është mbushur me gurë më të vegjël dhe çakull të trashë. DRTK Shkodër shprehet se për nga teknika e ndërtimit, Fortifikimi i Marshejt duket më primitive se muret e vendbanimit të Gajtanit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit