Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri në banesë ish-bashkëshorten e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas tentoi të arratisej, duke marrë me vete edhe vajzën e tyre të mitur.
Banorët e fshatit Ngracan në Mallakastër, kanë folur për ngjarjen e rëndë. Një fqinj ka thënë se ishin familje shumë e mirë, ndërsa tha se femrat sot përdoren si plaçkë tregu, duke shtuar se i shesin dhe blejnë si të duan.
“Një familje shumë e mirë dhe kur dëgjuam lajmin u befasuam. Këta femrën e përdorin si plaçkë tregu, e shesin dhe e blejnë si të duan, por n të vërtetë është vajzë shumë e mirë. Jam rritur me të atin e vajzës, çiftin nuk e njihnim. Ishin të ndarë, por më tej nuk dinë. Sesi është e vërteta nuk e dimë”, tha fqinji i vajzës së vrarë.
Ndërsa një tjetër banor i fshatit Ngracan tha se njihte vetëm të atin e vajzës.
“E kemi patur komshinj. Baba i vajzës njeri i mirë, ka punuar infermier këtu, pastaj ka shkuar në Fier dhe pas i doli lotaria iku në Amerikë. Vajzën nuk e njihja”, tha ai.