24.01.2024 - 13:32
Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar 11 rastet e para.
Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj mëson se janë prekur 11 fëmijë, në Tiranë dhe Durrës.
Mjekët epidemiolog e cilësojnë si shpërthim të fruthit, pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta.
Fëmijët janë të moshave nga 1, në 7 vjeç dhe vetëm dy prej ishin të vaksinuar.