Moderatori dhe gazetari Arjan Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews ka pyetur live Inteligjencën Artificiale përmes ChattGPT se kush është kryetari aktual i Partisë Demokratike zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha apo Lulzim Basha.
Përgjigja që ka marrë nga Inteligjenca artificiale përmes celularit të tij ka qenë se kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.
Dialogu në studio:
Çani: Përshendetje, kush është Partia Demokratike zyrtare në Shqipëri?
AI: Përshëndetje, doni më shumë informacione rreth Partisë Demokratike në Shqipëri, çfarë konkretisht?
Çani: Kush është kryetari i Partisë Demokratike zyrtare në Shqipëri?
AI: Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.