MENU
klinika

Berisha apo Basha?

Gazetari e pyet, Inteligjenca Artificiale “zbulon” kush është kreu i PD

15.01.2024 - 23:07

Moderatori dhe gazetari Arjan Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews ka pyetur live Inteligjencën Artificiale përmes ChattGPT se kush është kryetari aktual i Partisë Demokratike zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Përgjigja që ka marrë nga Inteligjenca artificiale përmes celularit të tij ka qenë se kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.

Dialogu në studio:

Çani: Përshendetje, kush është Partia Demokratike zyrtare në Shqipëri?

AI: Përshëndetje, doni më shumë informacione rreth Partisë Demokratike në Shqipëri, çfarë konkretisht?

Çani: Kush është kryetari i Partisë Demokratike zyrtare në Shqipëri?

AI: Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri është Lulzim Basha.