MENU
klinika

Transformojnë veshjet

Getat e kuqe janë padyshim aksesori i preferuar i momentit

04.01.2024 - 12:17

Getat e kuqe po shërbejnë si aksesor i kësaj stine, janë në trend dhe transformojnë fare lëhtë si veshjet e guximshme tërësisht të kuqe dhe ofrojnë një pamje lozonjare për xhaketat më të zakonshme me një ngjyrë tërësisht të ndryshme. Veçanërisht, getate kuqe pushtuan skenat në koleksionet e vjeshtës/dimrit 2023, duke shënuar një kreshendo në rëndësinë e tyre në modë.

Prirja për getat e kuqe filloi që në vitin 2016, duke ndikuar në zgjedhjet e stilit të shtëpive kryesore të modës luksoze. Gucci, nën drejtimin e drejtorit të saj të ri kreativ, shfaqi një sërë pamjesh me rrjeta peshku të kuqe, duke lënë të kuptohet për potencialin e tyre si pasardhës të lakmuar të getave ikonike GG, por Balenciaga i ka përdorur me këmbëngulje ato si një aksesor për pamjen.

Dolce & Gabbana dhe Mugler përqafuan estetikën e zjarrtë duke përfshirë getat e kuqe në koleksionet e të brendshmeve të gatshme për dhomën e gjumit. Nga ana tjetër Chanel, Eudon Choi dhe Bora Aksu demonstruan kombinimin e getave të kuqe duke i përfshirë ato në pamje më modeste dhe plotësisht të mbuluara. Edhe përtej përkufizimit tradicional të getave, dollakët ngjyrë gështenjë të Mona Tougaard në Isabel Marant shfaqën kombinimin harmonik të së kuqes dhe rozës.

Getat në përgjithësi, si një aksesor mode, zotërojnë aftësinë unike për të transformuar çdo veshje. Nëse jeni të lumtur të tërheqni vëmendjen tek këmbët tuaja, atëherë ato mund të bëjnë një paraqitje mjaft të guximshme. Në tendencën aktuale të luksit getat e kuqe janë mjaft të preferuara. Ju nuk keni pse të shpenzoni shumë para dhe kjo është një mënyrë për të përditësuar veshjen tuaj pa blerë ndonjë gjë të re në gardërobën tuaj. Ndaj ju ngelet të guxoni dhe provoni./Living