MENU
klinika

Takimi

Gonxhja paraqet vizionin e ministrisë së sapoformuar të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

29.01.2024 - 16:12

Ministri Blendi Gonxhja paraqiti vizionin e kompozimit ministror të sapoformuar të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një takim në kuadër të aktivitetit Creative Encounters Tirana si dhe programeve të British Council me Shqipërinë, të orientuara drejt progresit ekonomik dhe kulturor, edukimit profesional dhe inovacionit.

Pjesë e këtij takimi ishin Clare Sears, drejtoresha e British Council për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Mazelliu dhe John Newbigin, kryetar i British Council’s Advisory Group për Artin dhe Ekonominë Kreative.

I impresionuar nga idetë e tij, ministri Gonxhja ka ftuar Newbigin t’i bashkohet ekipit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si Këshilltar aktiv për artin, kulturën dhe industritë kreative. Aktualisht, ai është anëtar i Këshillit të Industrive të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar; Ambasador i Kryetarit të Bashkisë së Londrës për Industrinë Kreative; anëtar i Bordit Këshillues në Institutin e Sipërmarrjeve Kulturore dhe Kreative në Goldsmiths, Universiteti i Londrës.

Si këshilltar special për Ministrin e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, ai ka qenë i përfshirë në zhvillimin e politikave të para për industritë kreative.

Newbigin ndau përvojën e tij të gjatë në zhvillimin e politikave që nxitën Artin dhe Kulturën si elementë përbërës e nxitës të zhvillimit cilësor ekonomik, si dhe sugjeroi ide mbi politikat që nevojiten të ndërmerren për stimulimin e sektorëve të kulturës dhe përfshirjen në nisma inovative e të suksesshme sipërmarrjeje, me fokus në industrinë kreative dhe atë të filmit.

Në takim u diskutuan nevojat e planit për infrastrukturën kulturore dhe ndërthurjen e saj me reformat ekonomike dhe programet e mirëqenies, trajnimin e aftësive të individëve dhe programet për incentivimin e tyre.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët