MENU
klinika

"Dita më e bukur e jetës sime!"

Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë

25.01.2024 - 12:36

Këngëtarja Greta Koçi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është bërë nënë e një djali dhe ka shkruar:

Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.

Ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë rrugëtimin e saj të shtatzënisë, por asnjëherë nuk e ka bërë publik partnerin e saj.

Urimi për bebushin nuk mungoi as nga teze Eni:

Sot u bëra teze qenka një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe zemra më është mbushur plot me dashuri. Të dua shumë engjëll i vogël dhe tezja do jetë aty për ty gjithë jetën, deri në frymën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN