MENU
klinika

Ja sa do të zgjasin temperaturat e ulëta!

I ftohti polar ‘mbërthen’ Shqipërinë

13.01.2024 - 20:20

Shqipëria është mbërthyer nga një i ftohtë polar. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në të gjithë territorin dhe zonat verilindore dhe juglindore janë mbuluar nga dëbora.

Fundjava ka nisur me ulje të temperaturave ku ditën e sotme priten minimume deri në -7 gradë Celsius.

Edhe e diela pritet të jetë një ditë me temperatura të ulëta, edhe pse do kemi një rritje me një ose dy gradë të temperaturave.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s.

Gjithsesi duke filluar nga java tjetër do kemi temperatura në rritje. Vetëm kjo javë solli rënien e temperaturave që ishte e menjëhershme dhe e ndjeshme.