MENU
klinika

Liderët e Ballkanit në Shkup

Integrimin në BE/ Zyrtari i BE: Mos bllokoni fqinjët!

22.01.2024 - 14:28

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, në takimin e liderëve të Ballkanit, ku po diskutohet për planin e rritjes ekonomike të BE, tha se 6 vendet e rajonit i duan në union. Gert Jan Kopman theksoi se me këtë plan do përshpejtohet integrimi në Bashkimin Europian, pasi sipas tij e rëndësishme është që vendet e rajonit të integrohen fillimisht mes vetes.

Prandaj, ai thotë se është e rëndësishme që asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojë fqinjët.

“Ne tentojmë për t’iu ndihmuar, konsiderojmë se plani i rritjes do e ndryshojë rajonin. Plani i rritjes mund të zgjidhë konvergjencën e rajonit dhe më këtë mund ta përshpejtojë aderimin në BE me ç’ka do të përshpejtohet procesi i aderimit. Jemi të inkurajuar nga puna që është bërë në axhendën e reformave. Negociuesit kanë avancuar me ekipet, kjo nuk ka kaluar pa e parë ne. Sot e shohim planin e parë të përbashkët rajonal për rritjen, qëllimi është që të dyfishohet ekonomia. Logjika thotë se ne do t’iu ndihmojmë të integroheni mes vete më pas tregun e përbashkët. Prandaj miratuam, vendosëm kusht planin e rritjes që thotë se ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam të vini me ne, nëse i bllokoni fqinjët nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm, pasi kostoja e përbashkët e bashkëpunimit është shumë e lartë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A jeni të gatshëm të jepni diçka, jo vetëm të luani lojëra"

Rama nga Samiti në Shkup, kritika vendeve të BE

Samiti i Liderëve të Ballkanit në Shkup

Vuçiç: Jemi të hapur për tregun rajonal!

“Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”

Samiti në Shkup/ Kurti: Kosova e gatshme për reforma