MENU
klinika

Hetimet për Beqajn

Ish-ministri del nga SPAK pas 9 orësh; në ditët në vijim sërish në pyetje

09.01.2024 - 19:20

Prej më shumë se tetë orësh, ish-mistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Nisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje, janë raportet e KLSH-së. Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari, nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vite e gjysmë u mbajt në qese ai central dhe nuk u vu në punë.

Por, tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit nga zbatimi i kësaj kontrate. Sot komunikuam me prokurorët dhe më konfirmuan që do të kem ato sende që mu sekuestruan më 28 tetor, por që lidhin me vazhdimin e sterilizimit, dy dokumente udhëtimi me jashtë shtetit që sot i mora dhe e dyta pasi të përfundojnë inspektimet elektrike të pajisjeve do të më kthehen. Sot u sqarua që gazi dhe aneksi 8, kanë lidhje me sterilizimin dhe asgjë tjetër”, tha Beqaj.

Gazetarja Klodiana Lala në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 raportoi se “8 orë e 30 min ka qëndruar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në ambientet e SPAK. Ai ka folur në lidhje me një raport të lartë të shtetit për mosveprim kur ka qenë në detyrë. Për këtë raport të KLSH-së, Beqaj është marrë në pyetje dhe ka dhënë përgjigje. Beqaj tha se nuk e kanë përfunduar seancën e marrjes në pyetje dhe se do të thirret sërish. Duhet theksuar se Beqaj u shpreh se shumë do sekuestrohen sende të tjera.

Kjo është hera e tretë që Beqaj është thirrur në gjykatën e Posaçme. Kujtojmë se janë në burg dy zyrtarë në lidhje me koncesion e sterilizimit. Nga ana tjetër nuk dha shpjegime për lidhje me kompanitë farmaceutike. Të gjitha dyshimet e SPAK janë duke u hetuar, si dhe roli i Beqajt në koncesionin e chek-up it”.