MENU
klinika

A e humb cilësinë?

Ka diçka që duhet të dini nëse çokollatën e ruani në frigorifer!

20.01.2024 - 07:15

Çokollatën e blerë apo pjesën e mbetur të saj shumica e njerëzve e ruajnë në frigorifer, gjë që nuk është edhe aq e rekomandueshme. Shija e çokollatës, domethënë e kakaos, humb cilësinë në temperatura më të ulëta. Temperatura ideale për ruajtjen e kësaj ëmbëlsire është midis 18 dhe 21 gradë. Çokollatën të cilën nuk e keni ngrënë, mbështilleni në një mbështjellëse.

Çokollata e zezë mund të ruajë shumë gjatë cilësinë, madje edhe deri në një vit, ndërsa çokollata me qumësht mund të ruajë shijen dhe aromën e saj të plotë deri në 6 muaj nga data e stampuar në ambalazh. Ndërkaq, po qarkullojnë fjalë se deri në vitin 2050 çokollata ndoshta do të jetë zhdukur. Kjo pasi ajo është e vështirë për tu prodhuar. Kërkesa dhe konsumi global po rritet mbi sasinë e prodhuar.

Deri në vitin 2030 do të ketë një deficit prej 2,000,000 tonësh dhe ekspertët thonë se deri në vitin 2050 çokollata do të jetë zhdukur. Tregjet si Kina, Rusia dhe India kanë nevoja të mëdha për çokollatë, ndërsa kalimi i botës perëndimore drejt fitnesit dhe ushqimit të shëndetshëm ka rritur në qiell kërkesën për çokollatë të zezë.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për zgjedhjen mes çokollatës dhe seksit, duket se shumë njerëz preferojnë ëmbëlsirën. Sipas një sondazhi, një në pesë persona do të preferonte një çokollatë sesa disa minuta kënaqësie seksuale. Studimi u krye nga ‘Perspectus Global’. Zëdhënësi, Jon Horsley tha se:

Është magjepsëse të shohësh se për Gjeneratën Z, një copë çokollatë preferohet më shumë se seksi dhe sa më i vjetër të jesh, aq më shumë ka mundësi të zgjedhësh “lojërat” në dhomën e gjumit sesa një ëmbëlsirë.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?