“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Jam një nënë e kam djalin 17-muajsh, i jap gjoks vetëm në mëngjes. Prej 2 muajsh djali m’i nduk kokat e gjoksit. Dje pashë se më kishin mbledhur kokat e gjoksit vendosa t’ia heq gjoksin, por jam e shqetësuar për këto kohë që ka pirë djali çfarë duhet të bëj?
Mjeku: Nëse djali ka pirë deri tani, nuk ka ndonjë problem shumë të madh. Qumështi i prishur nuk do t’i japë veçse fryrje të barkut dhe diarre. Nëse nuk i ka deri tani, nuk ka për të pasur më problem.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.