Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese, mjetet e peshkimit dhe tragetet e linjës.
Kapiteneria njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës duke filluar nga ora 08:00 datë 18.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datës 18.01.2024 duke filluar nga ora 08:00 të datës 18.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës të jenë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Të njoftohen drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 18.01.2024.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.