MENU
klinika

“Duhet të ishte tërhequr në 2013”

Kikia: Berisha e shndërroi PD-në në partinë e rrugicës së Salës

05.01.2024 - 11:04

Gazetari Mentor Kikia ironizoi grumbullimet e simpatizantëve poshtë ballkonit të shtëpisë së Berishës, ku ai po mbahet në arrest. Kikia tha se Sali Berisha e ka kthyer Partinë Demokratike në “partinë e rrugicës së Salës”.

Sipas tij në këtë situatë që është PD nuk mund të shkojë as në zgjedhje për kryetar komune dhe jo më për ato parlamentare.

“Nga PD e shndërroi në partinë e rrugicës së Salës. Nuk ka shpresë në atë rrugicë. Në momentin kur dha dorëheqjen në 2013-ën duhet të ishte tërhequr dhe duhej të rilindte një lidership i ri brenda partisë. E ka marrë me vete në ballkon dhe e ka lidhur si gomarin tek pema. Kjo është fataliste. Sa më shpejtë ta kuptojnë të gjithë, të paktën ata që janë aty brenda, se PD nuk mund të shkojë as për zgjedhje për kryetar komune e jo më për zgjedhje parlamentare.  Me mbylljen e ballkonit Berisha po përgatit vajzën për t’u prirë atyre mbështetësve aty. PD mund të vazhdojë të jetë alternativë e fortë opozitare por jo qeverisëse”, tha Kikia në “Report Tv”.