MENU
klinika

Koncerti i tij i parë, në Shqipëri

Koncerti i Stefano Bollani-t në TKOB

30.01.2024 - 14:27

Mbrëmjen e djeshme në TKOB performoi pianisti Stefano Bollani, një nga pianistët më të njohur në skenën evropiane. Ky ishte koncerti i tij i parë, në Shqipëri.

Bollani, një personazh eklektik, me një formim solid klasik dhe veprimtari të gjatë në jazz, u duartrokit gjatë nga publiku i Teatrit të Operas e Baletit. Përveç repertorit të tij, Bollani interpretoi edhe pjesën shqiptare “Kallma cigaren”.

Gjithashtu Stefano Bollani është kompozitor, krijues si dhe pjesëmarrës në shfaqje televizive. Ai ka interpretuar me Orkestrën Filarmonike “Filarmonica della Scala”, Gewandhaus të Leipzig-ut, Concertgebouw të Amsterdamit, Orchester de Paris dhe në disa raste me Orkestrën e Santa Cecilia, të drejtuar ndër të tjerë, nga James Conlon, Daniel Harding dhe Antonio Pappano.

Interopretimi i tij edhe në skenën e Tiranës ishte një vlerë e shtuar për TKOB. Eventi u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në Shqipëri.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit