MENU
klinika

Ish-luftëtari i UÇK tregon sekretet

Kosova do nxjerrë raketat me miratim të NATO-s?

17.01.2024 - 09:49

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se vërtet Kosova do të marrë 240 raketa Javelin, por këto nuk do t’i marrë të gjitha në të njëjtën kohë.

Sipas tij blerja e raketave do të jetë e shtrirë në kohë e për këtë vit Kosova do të marrë vetëm 40 raketa të cilat në asnjë moment nuk do të mund t’i përdor pa miratimin e NATO-s.

“Duhet të sqarojmë diçka, miratimi nga ana e departamentit të shtetit për 240 raketa Javelin nuk do të thotë që ajo do i marrë menjëherë. Duke parë buxhetin që ka elokuar këtë vit 75 milionë dollarë, vetëm 40 cop do të vijnë këtë vit, sepse 1 raketë kushton 180 mijë dollarë. Po të bëjmë një pjesëtim automatik i bie gati 40 copë të marrë këtë vit.

Në total do të marrë 240 por kjo do shtrirje në kohë. Ndaj është përcaktuar në bashkëpunim me NATOn, pra do i marrë e gradualisht dhe përdorimi i tyre do të jetë gjithnjë me miratim të NATO-s . Nuk do mund t’i përdori Kosova sipas dëshirës apo kur ta shikoj ajo të arsyeshme. Këto raketa do dalin nga bazat e FSK-së vetëm me miratimin e NATO-s.

Kjo është tema kryesore e përcaktuar. Kanë vendosur t’i përgjigjen vetëm tankeve, por ushtria nuk ka vetëm tanke, ka edhe autoblinde, të gjitha ushtritë, përveç tonës që s’ka asgjë, i kanë”, tha Dritan Goxhaj duke e cilësuar këtë si një llogaritje shumë të shkurtër. Ai shtoi se kjo blerje është më tepër një “blerje kozmetike”, e cila më tepër tregon lidhjen e ngushtë me SHBA-në se sa do të sjellë ndryshim apo do zgjidhë konflikte.