MENU
klinika

Ekspertët thonë fjalën e tyre

Kur është momenti më i mirë i ditës për stërvitje?

11.01.2024 - 13:34

Të kesh rutinë stërvitjeje është zgjedhje personale, por njëkohësisht të gjithë e dimë se ka efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
Por a ka një orë/moment specifik gjatë ditës kur është më mirë të stërvitesh? Nëse ke pyetur veten cila të bën mirë midis stërvitjes së mëngjesit apo asaj të mbrëmjes, je fiks aty ku duhet!

Kur është momenti më i mirë i ditës për

“Sipas opinionit tim, koha më e mirë për rutinën stërvitore është ai moment që i shtohet rutinës tënde konsistente, sepse pjesa më e vështirë është të shkosh në palestër,” shprehet për Vogue, Heather White, CEO e Trillfit.

Kur është momenti më i mirë i ditës për

Trajnuesit e fitnesit bien të gjithë në një mendje kur vjen puna për këtë temë, sepse problemi më i madh me personat që bëjnë pjesë të rutinës stërvitjen është konsistenca. Për këtë arsye, ti duhet të zgjedhesh orarin që e di me siguri që do ia dedikosh stërvitjes. Dhe nëse arrin të qëndrosh strikt/e në atë rutinë, aq mjafton që të mësosh fizikun me ritmin e duhur.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?