Sot mbahet dita e katërt e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit me mbi 2800 pjesëmarrës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, por në të njëjtin panel pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti ka shprehur në Forum kënaqësinë që ishte pjesë e panelit.
Forumi në fjalë zhvillohet nën moton “Të rikthejmë besimin”, ku të pranishëm janë shefa të kompanive të mëdha të softuerëve, lidetë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, shkroi Kurti në X (ish-Twitter)