MENU
klinika

Merr çështje të rënda dhe që kanë ‘show’ brenda

Kush është avokati që mbron babain shqiptar që vrau përdhunuesin e vajzës

18.01.2024 - 11:11

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me ngjarjen në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Talellari vrau kunatin Erjon Pelivani pasi abuzonte me vajzën e tij prej 9 vitesh.

Pedagogia Eda Gemi u shpreh se mbrojtjen e Talellarit e ka marrë një nga avokatët më të njohur në Greqi, Alexis Kougias. Sipas saj, ky avokat merret me çështje të tilla që në vetvete kanë edhe një lloj ‘show’.

“Faktin që e mori Alexis Kougias, zakonisht ky merr çështje të tilla, tema të tilla, që janë dhe të rënda, por edhe që kanë një ‘show’ në vetvete. Kështu e ka ndërtuar karrierën Alexis Kougias”, u shpreh Gemi.

Kujtojmë se Talellari është lënë në arrest shtëpie në lidhje me këtë ngjarje. Kjo është hera e parë në Greqi që një person që ka kryer vrasje të lihet në arrest shtëpie pasi nuk ka precedentë të mëparshëm.

“Ajo që prapë ta insistoja ta thoja është që për herë të parë një vrasës në kuptimin që ka kryer aktin, ka marrë jetën e një njeriu lihet në arrest shtëpie. Nuk ka precedentë të paktën deri tani”, u shpreh Gemi.