MENU
klinika

Vëllai i të fortit të Niklës që trazoi politikën shqiptare

Kush është Valter Bami që u lirua sot nga Gjykata e Tiranës

18.01.2024 - 11:16

Personi në foto është Valter Bami, i cili u la i lirë nga Gjykata e Tiranës ditën e sotme.

Ai u arrestua në 7 Korrik 2023 pas atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij.

Mirëpo, burime nga policia thonë se janë të bindur që 37-vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.
Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

Durim Bami njihet si “i forti” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare.

Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-presidentit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. I pandehur së bashku me Durim Bamin ishte Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Si ndodhi atentat ndaj Bejtjas ku u vra kunati?

Vëllai i të fortit të Niklës që trazoi politikën

Kujtojmë se pak pas mesnatës së 4 Korrikut, nga breshëria e plumbave në shtëpinë e Gentian Bejtjes, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjes, 10 dhe 13 vjeç.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishte Gentian Bejtja, i cili kishte ardhur para dy javësh në Shqipëri para 4 korrikut 2023. Ky informacion siç duket është siguruar nga kundërshtarët e tij, që organizuan vrasjen. Në atentat dyshohet se morën pjesë 3 persona, të cilët lëviznin me makinë. Pasi lëshuan breshëri plumbash në drejtim të shtëpisë së Bejtjes, mjetin e dogjën rreth 6 kilometra larg. Më pas dyshohet se autorët u ndihmuan nga persona të tjerë.

Për identifikimin e tyre, të martën policia e Fushë-Krujës ushtroi kontrolle në 3 banesa, si dhe shoqëroi 3 persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen, Durim e Valter Bamin dhe Marklen Haklën. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata u lanë të lirë. Ata mohuan të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen.