Forbes ka publikuar listen e 10 njerëzve më të pasur në botë. Skeptri mbahet nga Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me gjashtë miliardë dollarë gjatë dhjetorit 2023.
Bernard Arnault zbriti në pozicionin nr. 2 të njerëzve më të pasur në fillim të qershorit 2023 dhe mbeti aty. Ai ishte njeriu më i pasur në botë për pesë muajt e parë të vitit të kaluar.
9/10 e njerëzve më të pasur në botë janë amerikanë, duke përfshirë Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Bill Gates.
Miliarderët në krye të listës së Forbes kanë kaluar një dhjetor të mirë, të paktën kur bëhet fjalë për aksionet e tyre. Shtatë nga 10 njerëzit më të pasur në botë janë më të pasur se një muaj më parë. Pasuria e tyre u rrit kolektivisht me 30 miliardë dollarë në dhjetor – një “kapërcim” shumë më i vogël se rritja me 115 miliardë dollarë në nëntor 2023.
Një nga fituesit më të mëdhenj, Mark Zuckerberg, u ngjit në vendin e pestë, nga vendi i shtatë në listen e më të pasurve në botë më 1 dhjetor. Ai tani është përpara Bill Gates, i cili për vite ishte njeriu më i pasur në botë.
Së bashku, 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Forbes, zotërojnë prona me një vlerë prej 1.47 trilionë dollarë, nga 1.44 trilionë dollarë një muaj më parë. Dy fituesit më të mëdhenj muajin e kaluar (në dollarë) ishin themeluesi i Facebook dhe CEO i LVMH. Pasuria e secilit prej tyre u rrit me 9.4 miliardë dollarë në krahasim me 1 dhjetorin për shkak të rritjes së çmimit të aksioneve të kompanive të tyre përkatëse.
Elon Musk është ende njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 251 miliardë dollarësh. CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla zotëron gjithashtu aksione në kompaninë private të raketave SpaceX dhe kompaninë e mediave sociale X, e njohur më parë si Tëitter.
Manjati i softuerit, Larry Ellison i Oracle, ishte humbësi i madh i dhjetëshes së parë. Pasuria e tij ra me 11.2 miliardë dollarë në dhjetor pasi aksionet e Oracle ranë 10%. Ellison është ende në vendin e 4-të, me një pasuri prej 135.3 miliardë dollarësh.
– Elon Musk 251.3 miliardë dollarë Tesla, SpaceX, X.
– Bernard Arnault 200.7 miliardë dollarë LVMH.
– Jeff Bezos 168.4 miliardë dollarë Amazon.
– Larry Ellison Oracle 135.3 miliardë dollarë.
– Mark Zuckerberg 125.3 miliardë dollarë Facebook/Meta.
– Bill Gates 119.6 miliardë dollarë Microsoft.
– Warren Buffett 118.6 miliardë dollarë Berkshire Hathaway.
– Larry Page 117.2 miliardë dollarë Google.
– Sergey Brin 112.4 miliardë dollarë Google.
– Steve Ballmer 112.2 miliardë dollarë Microsoft.