MENU
klinika

Dy emrat që pritet ta zëvendësojnë

Kuvendi njofton KQZ-në për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt

10.01.2024 - 12:47

Kuvendi njofton KQZ-në për përfundimin e mandatit të Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se 6 muajsh, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

“Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “d” të gikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj, për shkak të mungesës së tij pa arsye për mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Kjo për arsye se seanca e fundit plenare ku deputeti Arben Ahmetaj ka martë pjesë është data 6 korrik 2023.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thuhet në shkresën e Kuvendit depozituar në KQZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka prova për persona të implikuar”

Klodiana Lala: Ahmetaj ka ikur me valixhe me dokumente

"Në telefonatën e fundit dëgjoja vajzën e tij..."

Hoxha për Ahmetajn: Po të futën në burg je i mbaruar, nuk flet!

BIRN: Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94,

“Si i shkaktohet dëm buxhetit nëse aksionet shtetërore rriten?!”

Nga afera e inceneratorëve tek largimi i shqiptarëve

BIRN: Ja ngjarjet që shënjuan vitin 2022