MENU
klinika

"Raportime të pavërteta"

Liberalizmi i vizave dhe ‘ikjet masive’, Sveçla publikon shifrat

20.01.2024 - 10:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj raportimeve se vendi është i shqetësuar për largimin masiv të qytetarëve drejt vendeve të BE-së.

Ai tha se këto aludime janë të pavërteta dhe tregon hyrje daljet pas liberalizimit të vizave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sveçla thekson se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur hyri në fuqi heqja e viza, e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3.687 autobusë, ndërsa kanë dalë 2.408 autobusë.

“Për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3.511 autobusë ndërsa kanë dalë nga pikat kufitare 3.731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalë këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas tij, një gjë e tillë dëshmohet nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit se nuk bëhet fjalë për ikje masive të qytetarëve apo flukse të autobusëve.

“Procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u jam mirënjohës stafit të aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje, si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”, shprehet Sveçla.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!