MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër

Liderët e Ballkanit dhe BE mblidhen në Maqedoninë e Veriut

21.01.2024 - 13:58

Lideret e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë këtë të dieë pasdite në Shkup, ku do të kenë një darkë joformale me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski.

Mësohet se pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti rajonal per planin e rritjes per Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian fillon të henën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i lidereve, pastaj lideret me BE dhe më pas një konferencë e perbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.