MENU
klinika

“Drejtësi për 21 janarin”

Manja: Vendimi i Strasburgut lehtësim për ne, radhën e ka Gjykata

20.01.2024 - 12:44

Ministri Ulsi Manja ka folur për “21 janarin”, i cili i kërkon drejtësisë të bëjë punën e vetë dhe të zbardhë ngjarjen ku mbetën të vrarë 4 persona.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, është një lehtësim.

“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin në 2011 edhe sot. Unë kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin si ngjarje. Ndihemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut, është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të bëjë drejtësi”, tha Manja.

Vendimi i Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit, konkludon se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.