Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për gazetarët pas mbylljes së seancës, ku mes zhurmuesve, u miratuan ligjet e përcaktuara në rendin e ditës.
“Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, ata nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësimit të popullit. Ne kemi tre kërkesa që nuk ka i garanton as Edi Rama, as Lindita Nikolla. Sot, pavarësisht thirrje të ndërkombëtare, pavarësisht thirrjeve të OSBE/ODIHR, pavarësisht thirrjeve për adresimin e problematikave të raportit të OSBE, vazhdohet njësoj sikur ka një konflikt te opozitë dhe vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve në pak minuta.
Ka disversifikim të aksionit opozitar, qëllimi është të mos ketë jetë parlamentare normale, për të treguar se interesat e qytetarëve nuk përfaqësohen. Qëllimi realizohet në forma të ndryshme. Aksioni vazhdon po njësoj, deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat tona”, tha Salianji.