Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në kryeqytet, ku një 35-vjeçar dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë, dhe i monitoronte ato me kamera nga celulari i tij.
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, ku një 35-vjeçar dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë, dhe i monitoronte ato me kamera nga celulari i tij.
Burime bene me dije se 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.
Mësohet se 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.
Sakaq, burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar vetëvrasjen, dhe në banesën e 35-vjeçarit, janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.
Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.
Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.