MENU
klinika

Po tentonin të kalonin kanalin për në Britani

Mbytet varka me 70 emigrante, 4 prej tyre humbin jetën

14.01.2024 - 13:04

Katër emigrantë, duke tentuar të kalojnë Kanalin anglez kanë humbur jetën në ujërat francezë, raporton agjencia “AFP” të dielën.

Rreth 70 persona po tentonin të hipnin në një varkë të vogël duke u nisur nga ujërat francezë. Por, varka u përmbyt në orët e para të së dielës.

Dhjetëra persona u nxjerrën gjatë operacionit të shpëtimit në Ëimereux, në jug të Calaisit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se katër të vdekur janë shtetas irakianë e sirianë. Një person tjetër u plagos rëndë dhe u transferua në një spital në Boulogne-sur-Mer.

Dhjetra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal, raporton gazeta.

Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte asnjë përfshirje pasi incidenti ndodhi në ujërat franceze shumë afër plazhit pranë Wimereux.