MENU
klinika

Flet për partnerin

“Merr burrë të martuar”, Fifi i përgjigjet ndjekëses!

18.01.2024 - 11:44

Vetëm pak javë më parë ajo mori një ndër surprizat më të bukura të jetës, atë të propozimit për martesë nga partneri i saj, Adis Patushi.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fifi, e cila prej disa kohësh tashmë po shijon një lidhje dashurie me Adis, me të cilin ka edhe një djalë, Theo.

Por ndërkohë që marrëdhënia e tyre po ecën për mrekulli, të shumtë janë fansat të cilën e pyesin nëse e pengon fakti që partneri i saj ka qenë i martuar dhe ka një fëmi.

Artistja ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur:

“A nuk të ka penguar ty si femër beqare që ke marrë një mashkull që ka qenë i martuar dhe ka një fëmijë?”

Fifi ka zgjedhur të publikojë këtë pyetje në Instastory, duke iu përgjigjur:

Kur e kam njohur Adisin, unë nuk e kam ditur çfarë statusin në gjendjen civile. Unë kisha rënë brenda me të kur e mora vesh se kush ishte dhe si ishte por çfarë rëndësie ka kjo… Ne e kemi fatin e shkruar në ballë dhe shyqyr që nuk e dimë se si na është caktuar. Jam e lumtur që e kam fat jete”.