23.01.2024 - 12:30
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka anuluar udhëtimin e tij në SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis konfirmoi.
Për shkak të sëmundjes së kryeministrit me gripin H1N1, zëdhënësi i qeverisë tha se “ky udhëtim është i pamundur”.
Duke folur për SKAI-n, ai tha se do të ketë disa takime në të cilat Kyriakos Mitsotakis do të mund të marrë pjesë përmes videokonferencës.
Siç theksoi Pavlos Marinakis, dje kryeministri ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm amerikan Anthony Blinken.