MENU
klinika

Cleveland 'presin hovin' e Clippersave

NBA: Fitojnë Boston dhe Minesota, Denver mund Milwaukee!

30.01.2024 - 14:13

Elita e basketbollit në SHBA, NBA vijoi me 12-të ndeshjet e radhës. Bostoni i rikthehet fitores dhe mposht New Orleans 118-112, duke harruar disfatën me Clippers, që humbin nga ana e tyre 118-108 ndaj Cleveland.

Ndeshja e madhe midis Denverit dhe Milwaukee shkoi për Bucks (113-107), ndërsa Minesota merr fitore në sfidën e madhe të Perëndimit, 107-101 ndaj OKC. Skuadra tjetër e Los Angelesit gjithashtu zhgënjen, me Lakers që pësojnë një rezultat të turpshëm 135-119 në Houston.

Cleveland Cavaliers është përkujdesur për t’ia ndalë serinë prej pesë fitoreve radhazi Los Angeles Clippers. Në ndeshjen e zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse në prani të 19 mijë tifozëve, Cavs kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 118-108.

Rezultatet në NBA:

Charlotte – New York, 92-113

Cleveland – Clippers, 118-108

Boston – New Orleans, 118-112

Brooklyn – Utah Jazz, 147-114

Miami – Phoenix, 105-118

Houston – Lakers, 135-119

Memphis – Sacramento, 94-103

Oklahoma – Minnesota, 101-107

San Antonio – Washington, 113-108

Dallas – Orlando, 131-129

Denver – Milwaukee, 113-107

Portland – Philadelphia, 130-104