Sandra Milo vdiq sot në moshën 90-vjeçare.
Aktorja, këngëtarja, prezantuesja dhe diva e ekranit të vogël dhe të madh thuhet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit e saj.
“Sandrocchia”, siç e quante Federico Fellini, për të cilën ishte një muzë, ishte një nga aktoret më të njohura të kinemasë italiane.
Sandra Milo, emri i vërtetë i së cilës ishte Salvatrice Elena Greco, lindi në Tunis më 11 mars 1933. Ajo ka luajtur në rreth 70 filma.
Një socialiste në kohën e Bettino Craxi (kryeministër i Italisë nga viti 1983 deri në vitin 1987), me të cilin ka qënë në një lidhje për dy vjet, dhe e dashura e regjisorit Federico Fellini prej 17 vitesh (gjë që e ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Porta a Porta” në vitin 2009), mund të thuhet se ka bërë një film të vërtetë të jetës së saj emocionale.
Në vitin 2021 ajo mori çmimin “David di Donatello” për arritjet në karrierë, i konsideruar si Oscar- e Italisë.