MENU
klinika

Bashkia Shkodër

Ndërtesa unikale ndikuar nga stili i Habsburgëve

03.01.2024 - 13:16

Bashkia Shkodër, rreth të cilës u ngrit “qyteza festive” dhjetorin që lamë pas, përveç se një ndërtesë administrative është edhe Monument Kulture, Kategoria I. Ajo është vendosur sot në ndërtesën e ish guvernaturës së Shkodrës në fillim shek.XX.

Godina ofron një pamje madhështore, pasi stili arkitekturor i saj influencuar shumë nga ajo e periudhës Habsburge e bën më të veçantën në Shqipëri. Ndërtimi i saj u realizua sipas projektit të inxhinierit francez A. Briot dhe zgjati dy vite, ndërmjet viteve 1910-1912. Ndodhur, përballë dhe me kazermën ushtarake osmane, kthyer në 1922 në gjimnazin e qytetit, krijoj një ansambël të ri të qendrës administrarive të qytetit.

Fillimet e institucionit të bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865.
Ajo u quajt “Beledie” (nga turqishtja), e kjo deri në vitin 1913, “Përlimtare” deri në vitin 1920 dhe “Bashki” (pas këtij viti).

Deri në shpalljen e Pavarësisë këtë institucion e kanë drejtuar; Ibrahim Idriz Hoxha, Selim efendi Çoba, Isuf efendi Golemi, Bektash agë Kazazi, Shaqir beg Bushati, Riza beg Kopliku e Muharrem Gjylbegaj. Ky i fundit, përveç të tjerave, ka meritën që ngriti flamurin kombëtar me 28 nëntor 1913 në institucionin që drejtonte, si simbol i bashkimit të Shkodrës e krahinave të saj me qeverinë e parë shqiptare të krijuar në Vlorë nga Ismail Qemali një vit më parë. Po ashtu edhe për ngritjen e këtij flamuri në Kalanë e Shkodrës më 19 mars 1914.

Më 1916, kryetar i bashkisë së Shkodrës u zgjodh Musa Juka, i cili, në këtë vit, rikonstruktoi ndërtesën, që edhe sot është selia e Bashkisë së qytetit.